Grabitja ‘me skenar të dobët’, zbulohet shuma e parave që arriti të merrte Bardhyl Fusha nga banka në Tiranë

13/02/2026 10:13

8 milionë lekë arriti të grabiste Bardhyl Fusha një ditë më parë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Në njoftimin e sotëm të policisë së kryeqytetit, sqarohet se Fusha ka hyrë në këtë bankë me armë zjarri automatik, dhe pasi ka kërcënuar punonjësit e institucionit financiar, ka grabitur paratë.

Ai u vu në pranga sapo doli nga dera e bankës, pasi patrulla e policisë ishte sinjalizuar nga punonjësit. Sapo policia i bëri thirrje për t’u dorëzuar, Fusha hodhi armën dhe çantën me para dhe pa asnjë rezistencë iu bind efektivëve.

Dyshohet se Bardhyl Fusha, me origjinë nga Librazhdi, ishte një sipërmarrës në fushën e ndërtimit që operonte në Tiranë, ku dhe jetonte, por vitet e fundit është përballur me probleme të mëdha financiare.

Për skenarin e grabitjes ai ‘nuk u investua shumë’, pasi u fut në ambientet e monitoruara me kamera, i pa maskuar.

Ai dyshohet se është proceduar edhe disa herë të tjera, pasi është akuzuar nga klientë se u ka para të pashlyera. Duket se borxhet kanë qenë shkak që ai të ndërmerrte këtë akt, i cili e çoi pas hekurave.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB