Video / Nuk do t’ju besohet se si reagon Vinicius Jr, kur mëson humbjen e thellë të Barcelonës 4-0 me Atletikon
Këtë të shtunë është programuar një sfidë shumë e rëndësishme përsa i përket ecurisë së kampionatit, Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, e megjithatë për një pjesë të mirë të kohës është folur për polemikat arbitrare të kohëve të fundit
‘Futbolli italian dhe ne të gjithë duhet të përmirësohemi në shumë gjëra, por jo në aspektin arbitrar-tha trajneri rumun i Interit-por është e qartë që arbitrat ashtu sikurse të gjithë ne mund të bëjnë më mirë. Problemi nuk janë arbitrat. Nëse Italia prej 11 vitesh nuk shkon në Botëror, është faji i arbitrve? Flasim për të njëjtat gjëra edhe pas hyrjes së VAR, ka që ankohen edhe kundër skuadrës së tyre. Kur do të shoh ndonjëherë një trajner që të thotë: arbitri më favorizoi…’.
Më pas Chivu foli për Derbin e Italisë.
‘Juventus është përmirësuar shumë me Spallettin, i dha një identitet skuadrës në shumë pak kohë-shtoi Chivu-kjo është një ndeshje ku gjen stimuj më shumë, një ndeshje shumë e rëndësishme jo vetëm në Itali, por sfida e vërtetë është të gjenden motivime edhe ndaj skuadrave inferiore në letër. Duhet të jemi gati gjithnjë edhe duke pranuar se nuk do të mund të kemi gjithnjë dominimin e lojës’
Për Chivun, sfida me Juventusin, edhe pse është shumë e rëndësishme, nuk është vendimtare për çështjen e titullit
‘Mungojnë 14 ndeshje, në këtë moment një rezultat e bën diferencën më shumë në nivel moral dhe mental. Kampionati është akoma i gjatë-shtoi Cristian Chivu
Top Channel