Besiktas këtë të premte zhvilloi ceremoninë e prezantimit të të gjithë futbollistëve që siguroi në merkaton e transferimeve të muajit janar. Kristjan Asllani është një prej përforcimeve të klubit turk që iu bashkua Yasin Özcan, Kristjan Asllani, Junior Olaitan, Hyeongyu Oh, Emmanuel Agbadou, Amir Murillo dhe Devis Vasquez.

Në fjalën e tij presidenti i Besiktas, Serdal Adali mbajti fjalimin e tij për secilin prej futbollistëve dhe nuk u kurseu elozhet Kristjan Asllanin.

‘Asllani është një lojtar i ri dhe premtues. Ai është një lojtar me cilësi të lartë dhe Interi, një nga klubet më të rëndësishme në botë, e njohu potencialin e tij dhe e nënshkroi-tha Adali-Ne e kemi sjellë në ekipin tonë me një huazim gjashtëmujor, por besojmë se ai do të luajë mirë këtu, do të qëndrojë me ne dhe do të vazhdojë të kontribuojë te Beshiktasi në vitet e ardhshme. Që nga dita që mbërriti, ai ka treguar përshtatje të shkëlqyer me frymën dhe emocionet e Beshiktashit. Quhet Asllani, por ai është një Shqiponjë e vërtetë. Shpresojmë se ai do të bëhet një pjesë e rëndësishme e Beshiktashit; jemi shumë të lumtur që e kemi këtu. Gjithashtu e mirëpres Kristijanin në familjen tonë të madhe të Beshiktashit dhe i uroj suksese’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB