Redon Makashi përlotet në ‘Ftesë në 5’: Tim atë nuk e vlerësuan kurrë, 1 firmë e vetme e la jashtë titujve të nderit

12/02/2026 17:44

Vetëm disa ditë nga ndarja nga jeta e të atit, kantautori Redon Makashi është përlotur në studion e “ Ftesë në pesë” përballë Bieta Sulos.

Fitim Makashi, aktori i njohur shqiptar i dhjetëra roleve ku luante “personazhin e mirë” në filmat shqiptar u nda nga jeta më 31 janar.

“Iku me një peng të madh”, u shpreh Redoni.

“Nuk u vlerësua kurrë, ia kisha përgatitur letrat, dhe kur pamë në televizor se nga 15 personalitete që ishin vlerësuar dhe ai kishte mbetur jashtë, u trishtua shumë”, tregon Redoni.

Ndër të tjera ai rrëfeu për herë të parë se ishte një firmë e vetme nga një personazh i lartë që e la jashtë vlerësimit të atin.

Gjatë bisedës këngëtari ndau edhe kujtime me të atin, siç ishte edhe një ngjarje në kinema “Agimi” më vitin 70’ kur shfaqej filmi “ Prita” me skenën e famshme të mitralozit në fund të filmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB