Raheem Sterling firmos në Holandë me Feyenoord-in deri në fund të sezonit
Atletico Madrid dhuron spektakël në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit në Spanjë. Në Metropolitano skuadra madrilene iu imponua Barcelonës duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0 duke marrë një avantazh shumë të madh për ndeshjen e kthimit që do të luhet ne 3 mars.
Të gjithë golat e Los Colchoneros u shënuan në pjesën e parë të sfidës që ishte një katastrofë për skuadrën e Hansi Flick dhe kjo u duk që në fillim. Në minutën e 6 të sfidës Joan Garcia i shpërqendruar nga kthimi prapa i topit të Eric Garcia lejoi që topi të përfundojë në portën e tij.
Më pas në minutën e 14, Antoine Griezmann dyfizhoi shifrat për të besuarit e Diego Pablo Simeones. Telashet për Barcelonën nuk u mbyllën me kaq, pasi në këtë ndeshje gjeti rrugën e rrjetës edhe Lookman që në minutën e 33 e çoi rezultatin në 3-0, ndërkohë që pokeri i golave u plotësua nga Julian Alvarez në minutat shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë pati një gol të anuluar për pozicion jashtë loje të Cubarsi, por pas kësaj gjërat nuk ndryshuan më dhe ndeshja u mbyll 4-0 për Atletico Madrid që sheh t’i shfaqet në horizont finalja e Kupës së Mbretit.
Top Channel