Robert Lewandowski, që është drejt përfundimit të kontratës me Barcelonën, po e studion të ardhmen e tij me shumë qetësi. Deri në muajin prill, pasi të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale te klubi katalanase të 15 marsit, ai nuk do të marrë asnjë vendim.

Polaku do të studiojë fillimisht propozimin që do t’i vijë nga klubi dhe më pas ofertat e shumta që kanë ardhur në drejtim të tij. Sipas asaj që publikon e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, Robert Lewandowski ka në tryezën e tij 5 oferta serioze për të vijuar karrierën jashtë Barcelonës. Shpesh po flitet për interesin e Chicago Fire nga Major League Soccer që nga momenti kur u përmend për herë të parë te e përditshmja ‘Bild’ në muajin dhjetor. Por jo vetëm kaq, bashkëshortja e 37 vjeçarit, Anna Lewandowska udhëtoi drejt Chicagos motive biznesi të saj dhe supozohet se ka përfituar nga rasti për të parë nëse familjes do t’i pëlqente të shkonte atje.

Po kështu shfaqen në horizont edhe Milan, Atlético Madrid, Fenerbahçe dhe Arabia Saudite, edhe pse me më pak siguri. Duke marrë parasysh faktin se kur të nisë sezoni tjetër ai do të jetë 38 vjeç, për Lewandowskin nuk ka shumë rëndësi aspekti ekonomik sepse ai dëshiron më shumë stabilitet dhe lumturi familjare. Dhe pikërisht për këtë ai do të ketë prioritet Barcelonën nëse do të propozojë rinovimin, që edhe pse me pagë të reduktuar, do të jetë në lartësinë e në sulmuesi si ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB