Kur kanë mbetur 10 ditë nga starti i sezonit të ri në Major League Soccer në SHBA, Lionel Messi mban Inter Miamin në ankth.

Klubi nga Florida bëri të ditur se ylli argjentinas nuk mori pjesë në stërvitjen e së mërkurës për shkak të një shqetësimi muskular që iu shfaq në miqësoren e zhvilluar në Ekuador mes Inter Miamit dhe Barcelona SC javën e kaluar.

Për momentin koha e riaftësimit të Lionel Messit nuk është e sigurt dhe Inter Miami theksonte se kthimi gradualisht i tij në stërvitje do të varet nga evoluimi gjendjes së tij në ditët e ardhshmë. Që do të thotë se prania e argjentinasit në ndeshjen me Los Angeles FC mbetet në dyshim.

Por lajmi i dëmtimit të Messit ka bërë që edhe antenat e skuadrës Albiceleste të kthehen nga Florida teksa mësohet se përfaqësuesja kampione e botës po e monitoron me vëmendje situatën e kapitenit të saj në prag të ndeshjeve ndërkombëtare të saj në javët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB