Hapën zjarr drejt policëve të kufirit të Morinës në vitin 2023, GJKKO jep dënimit për algjerianët dhe sirianët

12/02/2026 16:38

GJKKO ka dhënë dënimit për algjerianët dhe sirianët që hapën zjarr drejt policëve të kufirit në Morinë, pasi tentuan të kalonin.

Sipas njoftimit të GJKKO, 7 të huajt të cilit ishin sirianë dhe algjerianë janë dënuar me 168 vite burg në total për trafik klandestinësh dhe sulm ndaj policisë shqiptare.

Njoftimi i plotë i GJKKO:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë

Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Sultan

Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma, Ayoub Bahhoo, Muhammed Radën alias

Muhamed Radouë alias Radvan Radvan, Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi, Muhammed

Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman, Muhammed Nasir alias

Nouh Graie dhe Nagid Alabdalah alias Abu Gira”.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të

gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me

trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin nr.

12, datë 10.02.2026 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vite burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vite burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit G.P, parashikuar nga neni 79/b dhe neni 22 i K.Penal dhe

dënimin e tij me 30 vite burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit A.Sh, parashikuar nga neni 79/b dhe neni 22 i K.Penal dhe

dënimin e tij me 30 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të

shtetasit I.R, parashikuar nga neni 76 dhe neni 22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 12 vjet

burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit

B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të

nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 20 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga

neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1

të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga

neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika

1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim.

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias

Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer

në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar

nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma

“b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes

Alma për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni

333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri pandehurit Sultan

Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma dënohet me 35 vjet burgim.

  1. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg

të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të

dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja e

punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të

grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar

nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2

të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja e

punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të

grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar

nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2

të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja e

punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të

grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar

nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2

të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja

me dashje”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar

kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28

pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e

tij me 17 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Ndihma

për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të

grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4

i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Trafikimi

i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal

dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale

“Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë,

atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal

dhe për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën

vepër penale.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Grupi i

strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin

e tij me 4 vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ayoub Bahhoo

dënohet me 35 vjet burgim.

  1. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së

lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias

Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”,

kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni

22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet

burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias

Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”,

kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni

22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet

burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias

Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”,

kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur

në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni

22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet

burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias

Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në

bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 17 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias

Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të

kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar

kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim

edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias

Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”,

kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal,

parashikuar nga neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe

të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë

alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit

shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar

kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe për shkak se në bazë të

nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias

Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar

nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Muhammed

Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan dënohet me 35 vjet burgim.

  1. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së

lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi për kryerjen e veprës

penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë

e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij

me 8 vjet burgim.

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi për kryerjen e

veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika

4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk

përbën vepër penale.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi për kryerjen e veprës

penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i

K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Rabi Lqadi alias

Rabi El-Kadi dënohet me 8 vjet burgim.

  1. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së

lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman

Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të

Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni

79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal,

dënimin e tij me 35 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman

Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të

Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni

79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal,

dënimin e tij me 35 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman

Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të

Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni

79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal,

dënimin e tij me 35 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman

Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer

në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në

tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i

K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 17 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman

Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të

paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të

strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal

dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman

Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe

prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në

formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi

i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin

e tij me 10 vjet burgim.

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al

Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Kalimi i

paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit

të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal, për shkak se

në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman

Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar

kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 5

vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Muhammed

Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman dënohet me 35 vjet

burgim.

  1. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së

lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e

veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në

formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi

i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin

e tij me 8 vjet burgim.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e

veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i

municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar

kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim

edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 10 vjet burgim.

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen

e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në

formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni

28 pika 4 i K.Penal për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti

nuk përbën vepër penale.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e

veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë

i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Muhammed Nasir

alias Nouh Graie dënohet me 12 vjet burgim.

  1. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së

lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nagid Alabdalah alias Abu Gira për kryerjen e veprës

penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë

e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij

me 8 vjet burgim.

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nagid Alabdalah alias Abu Gira për kryerjen e

veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën

e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika

4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk

përbën vepër penale.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nagid Alabdalah alias Abu Gira për kryerjen e veprës

penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i

K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Nagid Alabdalah

alias Abu Gira dënohet me 8 vjet burgim.

  1. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së

lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me

burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale dhe nenit 36/1/a të K.Penal, një

celular i markës Galaxy A03S, me IMEI 1 **** dhe IMEI2 ****, e cilësuar sipas kqyrjes

së vendit të ngjarjes së datës 26.05.2023; një telefon i markës M 33, SM**** me numër

IMEI 1 **** dhe IMEI II **** me numër celulari karte sim ****, me kartë memorie në të

dhe kartë të bashkëngjitur në pjesën e pasme të kapakut të telefonit, i sekuestruar me datë

25.05.2023 shtetasit Muhamed Radaë, për të cilin ka akt ekspertim nr. ****, datë

10.06.2023; një aparat celular i markës Samsung Galaxy A 13, me numër IMEI ****

ngjyrë e zezë, i sekuestruar me datë 25.05.2023 shtetasit Muhamed Shehab; një telefon i

markës Samsung Galaxy A 21 S, SM****, RE **** dhe me numër IMEI ****, i

sekuestruar me datë 25.05.2023 shtetasit Ayoub Bahhoo; një telefon i markës LG ngjyrë

gri i errët me kod karte **** dhe kod telefoni ****, ngjyrë gri dhe me ekran ngjyrë të zezë,

me IMEI **** me nr ****, me kartë sim VALA, i sekuestruar me datë 25.05.2023 shtetasit

Rabii Lqadi; një telefon me ngjyrë bojeqielli i lehtë në pjesën e pasme ku edhe ka

mbishkrimin **** (triple camera ****) dhe ekran ngjyrë e zezë, me kod telefoni ****, i

cili në ekran ka të shënuar letër të bardhë me shkrim dore ****, ku sipas Akt ekspertimit

nr **** datë 24.07.2023 ky telefon i përket shtetasit Muhamedd Nasir dhe se po sipas

këtij akti ky telefon ka si numër IMEI 1 **** dhe IMEI2 ****; një telefon i markës Nokia

model 203, type ****, CODE ****, me IMEI ****, ngjyrë gri dhe me ekran ngjyrë të zezë

dhe një shirit anësor në ngjyrë metalike, i shtetasit Muhammed Nasir, sipas Akt ekspertimit

nr **** datë 24.07.2023; një telefon i markës Xiaomi redmi, model 2201117TY, poëered

by Redmi, ngjyrë blu e errët, me numër Imei 1 **** dhe Imei 2 ****, sipas Akt Ekspertimit

Nr **** datë 01.02.2024, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

  1. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “b” të K.Pr.Penale: një gotë qelqi me mbishkrimin

“nutella”; një qese ambalazhi plasmas me mbishkrimin TORTILLA, tas metalik cilindrik

me mbishkrimin “Gulash Gjedhi’’, mbajtëse karte IPKO për numër telefoni ****, ICCD:

****, me Pin **** PUK ****; pantallona xhinse të shtetasit A.L të dëmtuara, të

asgjesohen.

  1. Në bazë të nenit 190, pika 1, gërma “ç” të K.Pr.Penale: gjashtë xhupat që iu përkasin

gjashtë të pandehurve (më përjashtim të Sultan Grimash), në zyrën e provave pranë

Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës t’u kthehen të pandehurve, ndërsa

kapelja Nike t’i kthehet të pandehurit Muhamed Radaën.

  1. Sendet dhe provat e tjera materiale të sekuestruara të mbeten pjesë e fashikullit.
  2. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i

ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

  1. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit

të vendimit të arsyetuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB