Nga pretendent për titull në luftë për mbijetesë, gjiganti anglez shkarkon trajnerin pas rezultateve zhgënjyese
Presidenti i Birmingham City, Tom Wagner, ka pësuar një goditje në tru dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim të menjëhershëm.
Lajmi u konfirmua nga klubi anglez, i cili bëri të ditur se 56-vjeçari po merr kujdes mjekësor dhe është në gjendje të qëndrueshme.
Shefi ekzekutiv i Birmingham, Jeremy Dale, njoftoi se Wagner do të tërhiqet përkohësisht nga detyrat e përditshme për t’u fokusuar në rikuperimin e tij. Në një deklaratë zyrtare, klubi theksoi se ndërhyrja e shpejtë mjekësore ishte vendimtare dhe se shenjat e para të rikuperimit janë pozitive.
“Tom mbetet i lidhur ngushtë me klubin dhe mezi presim ta mirëpresim sërish. Angazhimi i tij dhe i ekipit Knighthead ndaj Birmingham City mbetet i pandryshuar dhe planet tona vazhdojnë normalisht nën një drejtim të fortë,” thuhet në deklaratë, duke kërkuar gjithashtu respektimin e privatësisë së tij gjatë kësaj periudhe.
Wagner mori drejtimin e klubit në korrik 2023 përmes kompanisë së tij Knighthead dhe ka qenë një figurë aktive në projektet ambicioze të Birmingham.
Top Channel