Jehona e Muçit i ka kaluar kufijtë e Turqisë, vëzhgues nga Premier League në ndeshjen e rradhës
Lazio plotëson kuadrin e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Skuadra bardhekaltër eliminoi në çerekfinale Bolognan, fituesen në fuqi të kompeticionit, pas serisë së gjuajtjeve të penalltive 4-1 pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Bologna ishte dominuese në pjesën e parë të takimit dhe në minutën e 30 mori avantazhin në rezultat me golin e Castros, ndërkohë që më pas goditi edhe tramversën. Por me kalimin e kohës, kuqeblutë e drejtuar nga Italiano e humbi kontrollin e ndeshjes.
Në fillimin e pjesës së dytë, Lazio arriti të gjejë golin e barazimit në minutën e 49 me Noslin që u aktivizua në vend të Pedros së dëmtuar. Rezultati mbeti 1-1 deri në fundin e 90 minutave të kohës së rregullt dhe skuadrat iu drejtuan serisë së gjuajtjes së penalltive.
Në këtë pikë, për Lazion, Provedel rezultoi vendimtar teksa priti penalltinë e Ferguson dhe të Orsolinit me bardhekaltrit që e mbyllën këtë seri 4-1 për të kaluar mes 4 më të mirave. Kështu, kuadri i gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë është Inter-Como dhe Atalanta-Lazio.
Top Channel