Cristian Chivu merr lajme të mira. Pasi rikuperoi plotësisht Barella dhe Calhanoglu, në stërvitjen e kësaj të mërkure është kthyer edhe Denzel Dumfries.

Futbollisti holandez, aktualisht e vetmja mungesë në skuadrën zikaltër, në seancën e paradites u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës pas 3 muajsh mungesë duke kryer një pjesë të punës me grupin. Është ky një lajm shumë i mirë për Interin që në ndeshjen me Juventusin mund të paraqitet i plotë

Dyshimet në mesfushë. Por vështirë se Dumfries do të grumbullohet me Juventusin. Rikthimi i tij në fushën e lojës është parashikuar për në javën e fundit të shkurtit, mes ndeshjes së kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve dhe asaj të kampionatit me Genoan. Po kështu, pavarësisht rikuperimit si Barella ashtu edhe Calhanoglu mund të mos luajnë që nga minuta e parë në sfidën me Juventusin edhe pse në këtë rast deri të shtunën shumë gjëra mund të ndodhin. 

Në ‘kabinën e regjisë’ pritet të konfirmohet Zielinski, me Susic dhe Mkhitaryan në krahë. Objektivi është që të gjithë lojtarët të jenë të rikuperuar plotësisht duke parë edhe kalendarin e ndeshjeve të radhës. Pas Juventusit, Inter do të ketë përballjen e dyfishtë me Bodo/Glimt, më pas do të jetë ndeshja me Comon në Kupën e Italisë dhe mes tyre janë ndeshjet e kampionatit me Lecce dhe Genoa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB