Kupa e Shqipërisë, Dinamo fiton derbin me Tiranën, i afrohet gjysmëfinales
Derbi i shumëpritur i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet me një orar të ri.
Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka bërë me dije se ndeshja e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë në orën 16:30.
Takimi do të luhet të dielën, në stadiumin “Air Albania”, në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendjen e madhe të tifozëve, si gjithmonë kur përballen dy rivalët historikë të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, duke bërë që derbi të spostohet në këtë fashë të re orare.
Partizani dhe Tirana vijnë në këtë përballje me objektiva të qartë në kampionat, ndërsa derbi shpeshherë ka treguar se renditja dhe forma momentale kanë pak rëndësi kur bëhet fjalë për një ndeshje me kaq rivalitet dhe histori. Atmosfera në “Air Albania” pritet të jetë elektrizuese, me një stadium që mund të mbushet plot për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.
Top Channel