‘Sot gjatë një ndeshje, u bëra viktimë e fyerjeve raciste në disa raste. M’u tha vazhdimisht: Uh uh uh shko të hash banane’-Nuk ka paqe për Mario Balotelli i cili bën denoncimin e tij në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

‘Gjithnjë dënoj çdo akt racizmi, por këtu nuk e prisja-shkruan Balotelli në postimin e tij në Instagram Story-shpresoj që të merren masa seriozë në mënyrë që kjo të mos përsëritet më’

Mario Balotelli prej ditësh është transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për të vijuar karrierën e tij duke u bashkuar me skuadrën Al Ittifaq pas një periudhe pushimi pas aventurës zhgënjyese të tij me Genoan.

‘Nuk mund të ketë absolutisht vend për racizmin në futboll apo shoqëri dhe një sjellje e tillë nuk mund të jetë normale dhe nuk mund te pranohen justifikime apo të injorohet-vijonte Balotelli-po e shpreh për të rritur ndërgjegjësimin për problemin; nuk ka të bëjë vetëm me mua, por për çdo lojtar që është bërë viktimë. Tani mjaft. Enough is enough’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB