Krijuesja e njohur e përmbajtjeve, Amanda Vance, ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi regjistroi veten duke “injoruar” shfaqjen e Bad Bunny gjatë Half-Time Show të Super Bowl.

Ajo zgjodhi të ndiqte një koncert konservator të promovuar nga Turning Point USA, i udhëhequr nga Kid Rock dhe artistë të tjerë si Brantley Gilbert, Gabby Barrett dhe Lee Brice, ndërkohë që Bad Bunny po performonte për tifozët e pranishëm në stadium.

Në një video të shpërndarë nga Vance, ajo shihet duke kërcyer në ritmin e këngëve të koncertit të Turning Point USA, ndërkohë që e injoronte krejtësisht shfaqjen e Bad Bunny në ekranin e stadiumit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amanda Vance (@amandacaseyvance)

Ky veprim i Vance u bë shpejt viral, por i kushtoi asaj mbi 1,000 ndjekës në vetëm dy minuta, pasi shumë përdorues të mediave sociale e kritikonin për bojkotin e performancës së artistit nga Porto Riko.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB