Chelsea kishte gjithçka në “Stamford Bridge”, por fundi i ndeshjes ndryshoi gjithçka. Blutë u ndalën në barazim 2-2 ndaj Leeds, në një takim ku humbën kontrollin në momentet vendimtare.

Cole Palmer ishte protagonisti kryesor i londinezëve. Ai asistoi në mënyrë perfekte Joao Pedro për golin e parë dhe më pas realizoi një penallti të fituar nga braziliani, duke konfirmuar formën e shkëlqyer pas paraqitjes brilante dhe tripletës ndaj Wolves në fundjavë.

Megjithatë, Chelsea dështoi ta mbyllte ndeshjen. Palmer humbi një rast të artë në minutat shtesë, ndërsa gabimet e pafalshme në mbrojtje i kushtuan shtrenjtë skuadrës së tij. Dy gola të pashpjegueshëm i rikthyen Leeds në lojë, me një penallti dhe një barazim kaotik që i dha frymëmarrje një ekipi në vështirësi.

Në vend të festës për një fitore të sigurt dhe për një partneritet që po lindte mes Palmer dhe Joao Pedro, Chelsea u largua nga fusha me zhgënjim, duke i dhuruar Leeds një pikë jetike pas një kolapsi të plotë në fundin e takimit.

Në sfidat e tjera, Tottenham u mposht në shtëpi 1-2 nga Newcastle, ndërsaBournemouth mundi 1-2 në trasnfertë Evertonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB