Shqipëria gati për turneun europian të parë të vitit 2026, fillon në muajin shkurt
Vllaznia merr një fitore shumë të rëndësishme në Kupën e Shqipërisë dhe i afrohet gjysmëfinales së kompeticionit. Skuadra shkodrane mposhti në ndeshjen e parë çerekfinale në Ballsh me rezultatin 1-0
Në sfidën e zhvilluar në ‘Adush Muça’, Edi Martini vendosi të mos aktivizojë Malën, Krymin dhe Balajn duke kryer rotacion në skuadër, një lëvizje që e bëri edhe Mirel Josa te skuadra ballshiote. Ishte një ndeshje që nuk pati shumë ritëm me skuadrën që preferoi të tregohej e kujdsesshme. Fati i kësaj ndeshjeje u vendos që në pjesën e parë kur Vllaznia fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Bismarck
Kjo ndaj Bylisit është fitorja e tetë radhazi e Vllaznisë në kampionat dhe kupë dhe ajo që bie në sy është se në 7 nga këto ndeshje, skuadra kuqeblu i ka fituar me rezultatin minimal 1-0 dhe vetëm një sfidë e ka fituar 2-0.
Top Channel