Barcelona, Laporta jep dorëheqjen për të kërkuar një mandat të ri në zgjedhje
Cristian Romero mund të largohet në mënyrë surprizë nga Tottenham në merkaton e verës, pasi është futur në listën e objektivave të Real Madrid.
Mbrojtësi argjentinas, kampion bote, duket gjithnjë e më i pakënaqur në Londrën e Veriut, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm.
27-vjeçari ka shkaktuar reagime të forta te tifozët dhe drejtuesit e Spurs pasi kritikoi publikisht klubin për politikat e merkatos së dimrit. Përmes rrjeteve sociale, Romero la të kuptohej pakënaqësia ndaj vendimmarrësve të klubit, çka ka ndezur alarmet në Madrid.
Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e Real Madrid po përgatisin terrenin për një lëvizje konkrete në fund të sezonit, duke synuar të përfitojnë nga situata e tensionuar te Tottenham. Në “Santiago Bernabeu” besohet se Romero do të ishte i gatshëm të pranonte një transferim në kryeqytetin spanjoll.
Pas barazimit të Spurs ndaj Manchester City, Romero duket se i hodhi një tjetër “thumb” hierarkisë së klubit. Kapiteni i Tottenham shkroi në Instagram: “Përpjekje e madhe nga të gjithë shokët e ekipit, ishin të jashtëzakonshëm. Doja të isha i gatshëm për t’i ndihmuar, edhe pse nuk ndihesha mirë, sidomos duke pasur vetëm 11 lojtarë në dispozicion – e pabesueshme, por e vërtetë dhe e turpshme.”
Tensioni u rrit edhe më shumë pas ndeshjes ndaj Manchester United, ku Romero u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Casemiro-s. Si pasojë, ai do të vuajë një pezullim prej katër ndeshjesh, që nis me përballjen e kësaj të marte ndaj Newcastle.
Megjithatë, Real Madrid nuk është i vetmi klub i interesuar për shërbimet e mbrojtësit argjentinas. Rivalët e përbetuar të “Los Blancos”, Atletico Madrid, raportohet se janë gjithashtu në garë për firmën e Cristian Romero-s.
Top Channel