Kupa e Shqipërisë/Vllaznia nuk ndalet, fiton sfidën e parë çerekfinale ndaj Bylis.
Paolo Tramezzani merr drejtimin e skuadrës italiane të futbollit të vajzave Como Women. Klubi e zyrtarizoi këtë transferim nëpërmjet një komunikate për shtyp teksa theksonte se Paolo Tramezzani, që ka qenë asistent i Gianni De Biasit te Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nënshkruar me Como Women një kontratë deri në vitin 2028.
Në komunikatën e Como theksohet se Paolo Tramezzani është zgjedhur për lidershipin e tij aftësinë për të punuar në kontekste shumëkulturore dhe se profili i tij është ideale për t’i dhënë më shumë vlerë një skuadre të përbërë nga futbolliste ndërkombëtare. Ndërkaq edhe vetë Tramezzani është shfaqur i kënaqur më këtë detyrë të re të tij
‘Ishte një zgjedhje e menduar mirë, e diskutuar me familjen time dhe e cuar më thellë me klubin-u shpreh Tramezzani-gjeta një sintoni të madhe me klubin për të tashmen dhe të ardhmen dhe jam shumë i lumtur për vendimin që kam marrë. Më pëlqen ta mendoj futbollin si një projekt jo vetëm për të tanishmem por edhe në perspektivë. Objektivi im është të jap maksimumin për rritjen e klubit dhe vajzave duke ndërtuar së bashku një rrugëtim solid dhe afatgjatë’.
Top Channel