Vllaznia mbush 107 vjeç, ja çfarë ndodh me ndeshjet e kryesuesëve të Superiores
09/02/2026 13:39
Shtyhet pak orë fillimin i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Elbasanit, e vlefshme për javën e 24-t të Abissnet Superiore.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia–Elbasani, e parashikuar të luhet të dielën, më 15 shkurt, në orën 16:30, do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 19:30.
Ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, pas kërkesës së Vllaznisë për festimet e 107-vjetorit të krijimit të klubit kuqeblu. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.
Top Channel