Video/ Motoçiklisti ecte me shpejtësi 113 km/orë, shihni përplasjen e fortë me kamionin në Turqi

09/02/2026 13:56

Një aksident i rëndë rrugor, ku u përfshinë një motoçikletë dhe një kamionçinë, ka ndodhur në një autostradë në qytetin Bursa të Turqisë, duke u kthyer në një ngjarje tronditëse që u filmua nga kamera e vendosur në kaskën e motoçiklistit.

Pamjet tregojnë se motoçikleta po lëvizte me një shpejtësi prej rreth 113 km/orë, ndërsa drejtuesi nuk ndërmerr asnjë veprim për të ngadalësuar. Për pasojë, ai përplaset me forcë me një kamionçinë që ishte ndalur për shkak të trafikut, duke kaluar mbi kabinën e mjetit.

Sipas mediave turke, pavarësisht dhunës së përplasjes dhe pamjeve dramatike, motoçiklisti ka shpëtuar për mrekulli, duke pësuar vetëm fraktura në krahë. Ai është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale për shkak të ashpërsisë së përplasjes dhe faktit se drejtuesi i motoçikletës i mbijetoi ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB