Video/ Grabitje si në filma, momenti kur furgoni i blinduar dhe i mbushur me para hidhet në erë
Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë transmetimit pas ndeshjes Juventus–Lazio në platformën DAZN.
Luciano Spalletti, teksa po fliste për temën e penalltive dhe konceptin e kontaktit në futbollin modern, surprizoi të pranishmit me një veprim të papritur gjatë intervistës live.
Gjatë bisedës me gazetaren Federica Zille, Spalletti u ndal te përkufizimi i kontaktit që mund të çojë në akordimin e një penalltie dhe, papritur, iu drejtua asaj me pyetjen: “A mund të të jap një puthje? Edhe ky është kontakt”, përpara se ta puthte lehtë në shpatull.
Gazetarja u shfaq fillimisht e habitur nga situata, por më pas reagoi me buzëqeshje. Spalletti vijoi më tej, duke shtuar: “Po të përkëdhel? Edhe kjo është kontakt. Duhet të shohim se çfarë lloj kontakti është, apo nëse është një ndikim”, tha ai, duke e shoqëruar deklaratën me gjeste.
Clamorosa scena a Torino: durante un suo discorso oratorio Luciano Spalletti bacia la giornalista di Dazn Federica Zille
— Guido Olivares🇮🇹 (@Guidolino8) February 8, 2026
Top Channel