Në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, gjurma teknologjike është më e madhe se kurrë, si për atletët ashtu edhe për spektatorët.

Ndërsa i afroheshim fillimit të ngjarjes më të madhe sportive, u bë gjithnjë e më e qartë se Lojrat Olimpike Dimërore, Milano-Cortina 2026 do të ishin vërtet të veçanta për sa i përket mbulimit televiziv. Në Paris dhe në Lojërat Verore në verën e vitit 2024, teknologjitë 5G dhe 4K dominuan përvojën e shikuesit. Kishte edhe përdorim të inteligjencës artificiale, por kjo lidhej kryesisht me mbështetjen e atletëve.

 

Por tani në Itali, organizatorët dhe transmetuesit po përdorin zgjidhje të përparuara transmetimi, me dronë që ofrojnë një pamje “përmes syve” të atletit, duke ofruar imazhe unike dhe një ndjekje shumë më interaktive.

Sidomos në patinazhin e shpejtë ku përdorimi i dronëve me pamje nga personi i parë (ndryshe nga fluturimi tradicional, ku operatori e shikon dronin nga toka, FPV krijon një transmetim video të drejtpërdrejtë që transmetohet direkt nga droni në syze, ekran ose kufje speciale të operatorit, duke ofruar ndjesinë e të qenit “brenda” dronit dhe të fluturimit me të), ofron imazhe vërtet të pabesueshme.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TNT Sports (@tntsports)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB