Shoqata e Arbitrave i përgjigjet Spallettit: Nuk kemi qenë kundër profesionizmit, reforma duhet

09/02/2026 19:39

Shoqata Italiane e Arbitrave i përgjigjet Luciano Spallettit në lidhje me profesionizmin e arbitrave. Nëpërmjet një komunikate të gjatë për shtyp, AIA nuk e përgënjeshtroi tezën e trajnerit të Juventusit dhe e zgjeroi diskutimin teksa foli për një reformë të nëvojshme për të cilën janë bërë hapa konkrete edhe në të kaluarën.

AIA duke u bazuar te diss deklarata dhe artikuj në media në lidhje me temën e profesionalizmin e arbitrave synon të precizojë se nuk ka qenë kurrë kundër propozimeve për reformë në këtë drejtim-deklaroi zv/presidenti i AIA, Francesco Massini-presidenti Antonio Zappi dhe Komiteti Kombëtar, që në shtatorin e vitit të kaluar ishin shprehur për një ndërmarrje në këtë drejtim në mënyrë që përforcimi i tutelës ekonomike dhe profesionale për arbitrat  e CAN mos të kompromentojnë ruajtjen e autonomisë së AIA. Të punojmë së bashku me FIGC dhe Legat për një reformë të tillë, jo vetëm që është e mundur, por në të njëjtën kohë është e domosdoshme për të ndërtuar një reformë të qendrueshme edhe në aspektin ekonomik’

Kjo situatë nuk ka lidhje vetëm me Serie A

‘Futbolli italian me siguri që ka nevojë për arbitra gjithnjë e më të përgatitur dhe gati për nevojat e një bote që kërkon një profesionalizëm gjithnjë e më të madh-shtoi Massini-Por kjo nuk mund të arrihet thjesht përmes ndryshimeve, megjithëse të pashmangshme, në statusin ligjor të gjyqtarëve profesionistë në Serie A, por edhe duke vënë në dispozicion burimet më të mira teknike dhe menaxheriale në ligat inferore. Ky Komitet Kombëtar, beson fort se në Serie A do të ketë arbitra të një cilësie të lartë kur do të dihet si të investohet për formimin arbitrar te gjyqtarëve të rinj në Serie C dhe Serie D dhe në përgjithësi në ligat më të vogla’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB