Ravanelli flet hapur: Vetëm në Itali mund të mashtrosh me VAR-in
Për të dytën ndeshje radhazi, Juventus krijoi shumë(34 gjuajtje në total) por e ka të vështorë të shënojë dhe në fund nuk fiton. Por pas përfundimit të ndeshjes me Lazion, Luciano Spalletti mbron futbollistët e tij e sidomos Locatellin, fajtor në golin e parë të Lazios
‘Ndoshta është faji i kërkesave që i bëhen-tha Spalletti-në këtë periudhë i kërkoj gjithnjë të luajë me topin për të mos e shpërdoruar duke dalë edhe nën presion, duke rritur cilësinë. Locatelli deri tani ka qenë ndër më të mirët, një top i humbur nuk do të thotë asgjë. Janë gjëra që ndodhin në futboll’.
Më pas erdhi edhe ‘tërheqja e veshit’ nga ana e trajnerit toskan.
‘Edhe patëm aksione që mund t’i çonim deri në fund, por kur e rrisim ritmin shkojmë në konfuzion-shtoi Spalletti-duhet të jetojmë mirë nën presion, ai është momenti ku shikon se je në një nivel të lartë për të menaxhuar emocionet dhe vështirësitë. Personaliteti është të kesh kthjelltësinë për të reaguar dhe për të bërë zgjedhje. Djemtë bënë një ndeshje të madhe duke përmbysur një rezultat shumë të vështirë. Ecim para me qetësi dhe me punë’
Spalletti foli edhe për rastin e një penalltie që nuk u akordua në favor të Juventusit për një faull ndaj Cabal.
‘Nuk më intereson nëse është penallti apo jo, është diçka që arbitri i ndeshjes mund ta interpretojë si të doje sepse mbrojtësi bën një veprim të pakujdesshëm-shtoi Spalletti-por unë do të zgjeroja diskutimin, do ta bëja më të plotë; tashmë të gjithë protestojnë për rregullat që janë. Por ai që nuk shikohet është gjithnjë interpretimi; gjithnjë duhet vlerësuar situatën, nuk mund të përgjithësohet. Edhe këtë radhë në fushë ishim 22 lojtarë plus 1 dhe i vetmi që nuk ishte profesionist ishte arbitri. Të gjithë duhet të jenë profesionistë sepse është shumë e rëndësishme, pastaj gjithnjë flitet për këtë edhe pse unë nuk dua ta bëj’.
Top Channel