Sulmuesi shqiptar është kryefjala e futbollit turk, analisti dhe ish-futbollisti Erman Ozgur: Muçi vlen 20-25 milion euro
Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” po i kushtojnë “vëmendje maksimale” çështjes së medaljeve që po dëmtohen, pas raportimeve për probleme nga disa atletë fitues.
Dy nga medalistet e arta të SHBA-së, Breezy Johnson dhe Alysa Liu, vunë re se shiriti i medaljes së tyre u shkëput menjëherë pas marrjes së çmimit. Johnson, e cila fitoi medaljen e artë në ski alpine në zbritje për femra, tregoi medaljen e saj të thyer në konferencën për media pas ngjarjes. “Ja ku është medalja. Dhe ja ku është shiriti,” tha ajo, duke treguar edhe pjesën e vogël që mbante medaljen.

Liu, fituese e medaljes së artë në garën ekipore të patinazhit artistik, postoi një video në rrjetet sociale ku tregon medaljen dhe shiritin të ndara, me tekstin: “Medalja ime nuk ka nevojë për shirit”. Probleme të ngjashme u panë edhe te ekipi gjerman që fitoi medaljen e bronztë në biatlon, ku një video në Instagram tregon medaljen që bie nga shiriti gjatë festimit në hotel.
Andrea Francisi, drejtor i operacioneve të Lojërave Milano-Cortina 2026, tha: “Jemi plotësisht të vetëdijshëm për situatën dhe po shqyrtojmë saktësisht se cili është problemi. Do t’u kushtojmë vëmendje maksimale medaljeve, sepse ky është një nga momentet më të rëndësishme për atletët”. Një zëdhënës i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së tha për BBC Sport se po presin që organizatorët të zgjidhin çështjen, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse atletët do të marrin medalje zëvendësuese.
Kjo nuk është hera e parë që cilësia e medaljeve olimpike vihet në pikëpyetje. Që nga shkurti i vitit 2025, janë bërë 220 kërkesa për zëvendësimin e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike Paris 2024 për shkak të konsumimit, afërsisht 4% e totalit. Zhytësja britanike Yasmin Harper, fituese e medaljes së parë për ekipin e saj në Paris 2024, vuri re se medalja e saj po tregonte shenja “zbehjeje”. Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit 2024 konfirmuan se çdo medalje e dëmtuar do të zëvendësohet.
Top Channel