Sirena angleze për Dusan Vlahovic, Tottenham dhe Chelsea përpara Milanit
Guayaquil pa nga afër talentin e Lionel Messit me argjentinasin që shënoi gol dhe dha asist në ndeshjen miqësore me Barcelona SC. Viti i botërorit nis me sinjale të qarta edhe pse shpërblimi në këtë sfidë i rezistoi sepse përballja mes Inter Miamit dhe skuadrës kolumbiane u mbyll me barazimin 2-2.
Në minutën e 30, Messi zhbllokoi rezultatin me një manovër shumë të bukur. Marrje e topit, dy driblime dhe gjuajtje me të majtën dhe stadiumi me 55 mijë persona të pranishëm u ndez. Pas 10 minutash vendasit barazuan me Joao Rojas në 1-1. Në minutat shtesë Messi u rishfaq sërish, një asist kirurgjikal për Berterame që shënoi golin e dytë për skuadrën kampione të SHBA
Në fund Barcelona SC duke përfituar edhe nga ndëshkimi me kartonin e kuq të David Ayala barazoi në 2-2 me Tomas Martinez
‘Është historike për një skuadrë të MLS të përjetojë këtë atmosferë; shumë persona duhet të shohin se çfarë gjeneron Leo-tha trajneri i Inter Miamit Javier Mascherano.
Shiko këtu golin e Messit
Top Channel