Memoriali i viktimave të Crans-Montanës përfshihet nga flakët, nuk raportohet për të lënduar
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur muajin qershor si afat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për t’i dhënë fund luftës që po zgjat prej katër vitesh në Evropën Lindore.
Sipas Zelenskyt, administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar një raund të ri bisedimesh trepalëshe mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës, të cilat pritet të mbahen javën e ardhshme, me gjasë në Miami. Kievi ka konfirmuar pjesëmarrjen në këto negociata.
“Ata duan që gjithçka të përfundojë deri në fillim të verës dhe do të ushtrojnë presion mbi palët sipas këtij kalendari,” citohet të ketë thënë Zelensky për gazetarët, duke shtuar se SHBA kërkon një plan të qartë me afate konkrete për çdo hap.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Gjatë natës, dronë dhe raketa goditën rrjetin elektrik, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe ndërprerje masive të energjisë në disa rajone të vendit.
Zelensky akuzoi Moskën se nuk ka asnjë vullnet real për t’i dhënë fund luftës dhe se sulmet e fundit tregojnë “qëllimet e vërteta” të Rusisë. Ai theksoi se autoritetet ukrainase kanë angazhuar burime shtesë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike, ndërsa temperaturat mbeten nën zero.
Top Channel