Pas suksesit me goleadë, Chivu: Nuk jemi perfektë, por kemi një dëshirë të çmendur për të qenë kompetitive
Anis Mehmeti po spikat me paraqitjet e tij te skuadra e tij e re Ipswich Town lu u transferua nga Bristol City. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij ndaj Derby County teksa ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare.
‘E dimë që Pride Park është gjithnjë një fushë e vështirë dhe ne erdhëm këtu për të riktheheshim te rezultatet pozitive pas dy ndeshjeve të fundit dhe kjo ndodhi-tha Anis Mehmeti për Sky Sports-djemtë ishin këmbëngulës dhe unë jam shumë i kënaqur që morëm 3 pikët’
Më pas Mehmeti theksoi se ndihet mirë te Ipswich duke vënë në dukje ambiciet e tij dhe të skuadrës.
‘Më pëlqen këtu. Erdha me ambicien që bashkë me këtë klub të ngjitem në Premier League-tha Mehmeti-po e shijoj kohën time këtu dhe cdo ditë e marrim si të na vije duke iu gëzuar futbollit dhe duke u përpjekur që të kontribuojmë në fitore. Pjesa e mbetur e sezonit? Kemi besim, djemtë e kanë bërë këtë edhe më parë. I marrim gjërat me radhë, ditë pas dite. Për mendimin tim, jemi skuadra më e mirë e kampionatit. Kështu i kemi të gjitha shanset të bëjmë atë që duhet të bëjmë, që është fitorja e ndeshjebve dhe shpresojmë të arrijmë objektivin në fund të sezonit
Top Channel