Ermal Mamaqi i jep kredi djalit 13-vjeçar: Metoda e pazakontë e aktorit për edukimin e fëmijëve
Kate Cassidy është shfaqur e shkatërruar emocionalisht gjatë një momenti prekës që ndau me ndjekësit e saj, teksa u rikthye në shtëpinë në Angli ku kishte jetuar me partnerin e saj të ndjerë, Liam Payne.
Influencerja amerikane, 25 vjeçe, nuk i mbajti dot lotët ndërsa rrëfeu dhimbjen e thellë që po përjeton pas humbjes së këngëtarit.
Ish-anëtari i One Direction humbi jetën në moshën 31-vjeçare në tetor 2024, pas një rënieje tragjike nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Raportet mjekësore konfirmuan se në organizmin e tij ishin gjetur alkool dhe kokainë.
Në një video të publikuar në TikTok, Kate tregoi se kishte qëndruar për rreth 45 minuta në makinë, përpara shtëpisë ku dikur e priste Liam.
“Është e pamundur ta kuptosh që nuk po hyj më në oborr dhe të shkoj në shtëpi, ku ai do të ishte aty duke më pritur”, u shpreh ajo mes lotësh.
Ajo pranoi se kishte menduar se ky rikthim do ta ndihmonte të ecte përpara, por ndodhi e kundërta.
“Kam provuar shumë gëzim në jetë, por kurrë nuk kam ndjerë një dhimbje kaq të madhe. Ndihem sikur kam bërë pesë hapa pas”, tha Kate, duke shtuar se gjithçka që dikur i sillte ngushëllim tani i sjell vetëm trishtim.
Cassidy rrëfeu se edhe pse po përjeton dhimbje të madhe, ajo e do ende atë vend, sepse aty nisi gjithçka mes saj dhe Liam.
Këtu filloi jeta jonë bashkë. Është shumë e vështirë, tha ajo.
Kate kishte qenë me Liam në Argjentinë, por ishte larguar drejt rezidencës së tij në Florida vetëm dy ditë para ngjarjes fatale. Çifti kishte qenë bashkë për dy vite dhe ajo ka dokumentuar hapur rrugëtimin e saj me dhimbjen dhe ziën në rrjetet sociale.
Më herët, Kate kishte reaguar ashpër ndaj kritikave online, duke deklaruar se kushdo që do të ishte pjesë e jetës së saj në të ardhmen, duhet ta pranojë faktin se ajo do ta dojë gjithmonë Liam-in.
“Ai nuk ishte thjesht një figurë e famshme për mua. Ai ishte i dashuri im, shoku im më i mirë dhe njeriu me të cilin mendoja se do të plakesha”, u shpreh ajo.
“Kur një njeri vdes, vdes dy herë: herën e parë fizikisht dhe herën e dytë kur njerëzit ndalojnë së foluri për të. Unë nuk do ta lejoj Liam-in të vdesë për herë të dytë, përfundoi Kate”, duke prekur zemrat e ndjekësve të saj.
Top Channel