Dy ndeshjet e kësaj të diele në Kategorinë e Parë nuk dhuruan fitues. Burreli dhe Iliria e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 1-1 duke ndarë nga vetëm 1 pikë secila.

Ishte pikërisht Burreli ai që mori avantazhin në këtë përballje me golin e Xhabraimit në minutën e 34 pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga shokët e tij të skuadrës me skuadrën vendase që e mbylli ndeshjen me avantazhin 1-0. Në pjesën e dytë Iliria arriti të barazojë shifrat në 1-1 me Fofana dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes me Burrelin që shkon në 30 pikë në vendin e pestë, ndërsa Iliria ëshë me 26 pikë në vendin e gjashtë.

Nga ky barazim nuk mundi të përfundojë Besa e cila nuk mundi të mposhtë Luftëtarin duke e mbyllur edhe ajo në barazim ndeshjen e saj me të njëjtin rezultat 1-1. Miqtë nga Gjirokastra kaluan në avantazh me Zani në minutën e 11, kurse  Besa arriti të barazojë në minutën e 72 me Bianor. Pas kësaj ndeshjeje Besa shkon në 25 pikë në vendin e 7, ndërsa Luftëtari është i parafundit me 16 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB