Napoli mori një fitore të rëndësishme në Serie A teksa në Ferraris mposhti Genoan me rezultatin 3-2 në sfidën e javës së 24, një ndeshje që pati një finale shumë dramatike.

Skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen teksa që në minutën e 3 mori avantazhin me një penallti të ekzekutuar nga Malinovski. Por skuadra kampione e Italisë e gjeti forcën dhe arriti të përmbysë gjithçka teksa në minutën e 20 barazoi shifrat me Hojlund, ndërkohë që 120 sekonda më vonë McTominay e çoi rezultatin në 2-1 me një gjuajtje nga distanca me të djathtën

Në minutën e 57 Genoa arriti të barazojë shifrat në 2-2 me golin e Colombos, ndërsa në minutën e 76, Juan Jesus u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Napolin me 10 futbollistë me Conten që aktivizoi Oliverën në vend të vergarës që kishte hyrë në fushë në vend të McTominay të dëmtuar. Por në minutën e fundit Napoli fitoi një 11 metërsh dhe Hojlund nuk gaboi nga pika e bardhë duke shënuar golin e fitores 3-2 për skuadrën e Antonio Contes që e shkurton në 6 pikë diferencën me Interin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB