Milani në zi; ndahet nga jeta portieri i shumëtitulluar në epokën e Nereo Rocco
Qëndrueshmëri ekonomike; një prej koncepteve thelbësore e Romës, do të jetë pikërisht kjo, sidomos deri në momentin kur verdhekuqtë t’ia dalin për t’u kthyer në Ligën e Kampioneve, kompeticioni që ndryshon shumë bilancet dhe perspektivave financiare të klubeve.
Një koncept që u konfirmua edhe përpara 2 ditësh nga Claudio Ranieri, këshilltar i Familjes Friedkin duke folur për rinovimet e Paulo Dybalës dhe Lorenzo Pellegrini.
Aktualisht te Roma janë 4 futbollistë që janë drejt skadencës së kontratave; Dybala, Pellegrini, Zeki Celik dhe Stephan El Shaaraëy. Por padyshim vëmendja më e madhe do të jetë tëk dy të parët sepse janë edhe lojtarët me pagën më të lartë te skuadra e Gasperinit; Pellegrini ka një pagë rreth 7 milionë euro duke përfshire edhe bonuset, ndërsa Dybala paguhet me 8.5 milionë euro plus bonuset. Janë këto shifra që nuk mund të përballohen më nga arkat verdhekuqe ose të paktën deri sa të ardhurat të mbeten në nivelin aktual. Dhe në këtë aspekt hyjnë edhe situatat që kanë të bëjnë me Celik që paguhet me 2 milionë euro, por që për rinovimin kërkon thuajse dyfishin e saj dhe El Shaaraëy që aktualisht ka një pagë 2.5 milionë euro.
Se sa të ardhura do të arkëtojë Roma në fund të këtij sezoni, është ende e pamundur që të thuhet; gjithçka do të varet se sa larg do të shkojë në Europa League, nga pozicioni në kampionat dhe nga ardhja e mundshme e një sponsori kryesor. Por të dhënat e vitit të kaluar thonë se verdhekuqtë e kanë mbyllur bilancin me të ardhura 270.2 milionë euro, ndërsa kostot ishin 305.2 milionë. Trendi ky duhet të jetë mbajtja në kontroll e shpenzimeve dhe mundësisht një rritje e të ardhurave. Objektivi për qëndrueshmërinë aktuale ekonomike të Romës është që të krijohet një nivel pagash rreth 60% të të ardhurave. Nuk është e lehtë, por pikërisht për këtë arsye, duke nisur nga sezoni i ardhshëm nuk do të ketë paga mbi 4 milionë euro. As Svilar që së fundmi ka rinovuar kontratën nuk e arrin këtë shifër edhe pse i afrohet shumë.
Top Channel