Rafael Leao nuk e harron të kaluarën e tij, sulmuesi i Milanit shfrytëzoi mjaft mirë një moment pauze të kampionatit duke qenë se Milani do të kthehet në fushën e lojës vetëm të premten dhe shkoi në Portugali për të bërë një vizitë surprizë te skuadra e Amor FC, klub i Liga 3 ku futbollisti ka hedhur hapat e tij të parë në karrierë.

Me nostalgjinë që e mbërtheu ‘biri i mirë’ u kthye në shtëpi, siç u festua nga vetë klubi në rrjetet sociale teksa postoi një foto të sulmuesit kuqezi që mbante me krenari fanelën me numrin 10 të personalizuar.

Përpara se të shfaqej dhe të spikaste te Sporting Lisbonë për të kaluar te futbolli më i rëndësishëm, prekjet e para të topit Leao i ka bërë pikërisht në fushat e periferisë dhe kjo vizitë e tij është një gjest i pastër mirënjohjeje që tregon se edhe në 2026 në kulmin e karrierës, ylli i Milanit nuk e ka shkëputur lidhjen me rrënjët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB