Premier League/ Arsenal me hap kampioni, mund Sunderlandin e Xhakës dhe shkon +9 nga ndjekësit, Chelsea shkëlqen me Palmer

07/02/2026 18:00

Janë luajtur katër ndeshje të tjera në Premier League, ku spikati fitorja 3-0 e Arsenalit përballë Sunderland.

Zubimendi në pjesën e parë dhe Gyokeres dy herë në të dytën nderuan “Topçinjtë” përballë Xhakës me shokë dhe tani e shohin veten +9 pikë nga ndjekësit.

Një fitore të madhe arriti edhe Chelsea, duke mundur 1-3 ekipin e Wolves. Një tripletë e Palmer në pjesën e parë vulosi tre pikët e radhës për ekipin e Rosenior.

Në sfidat e tjera, Aston Villa hodhi një tjetër hap të gabuar, duke barazuar 1-1 në transfertë me Bournemouth. Burnley i Brojës u mposht 0-2 nga West Ham, ndërsa Everton mundi me përmbysje Fulham 1-2.

REZULTATET:

Arsenal 3-0 Sunderland
Wolves 1-3 Chelsea
Bournemouth 1-1 Aston Villa
Burnley 0-2 West Ham
Fulham 1-2 Everton

Top Channel

DIGITALB DIGITALB