Ernest Muçi nuk ndalet më, asist dhe gol në sfidën e radhës së Trabzonspor(VIDEO)
Napoli arriti të marrë një fitore ndaj Genoas me rezultatin 3-2 në një ndeshje që e mbylli në inferioritet numerik, por skuadra e Antonio Contes humbi shërbimin e një tjetri elementi të rëndësishëm sic është McTominay që pësoi një dëmtim duke u zëvendësuar në pushimin e ndeshjes
Skocezi ndjeu një shqetësim në zonën gluteale pas një kontrasti në lojë me një kundërshtar.
McTominay në minutën e 35 iu afrua pankinës për të sinjalizuar problemin te trajneri Conte dhe stafi i tij. Pasi mesfushori u largua, trajneri Conte foli me bashkëpunëtorët e tij dhe me shumë hidhërim dha: ‘Pas pak do të duhet të luaj unë’
Dëmtimi i McTominay e mbush akoma më shumë infermierinë e Napolit që vetëm në mesfushë po përballen me mungesar e De Bruyne, Anguissa dhe Gilmour. Kështu që ky reagim i Contes është mëse normal, ndërkohë që në orët në vazhdim do të vlerësohet edhe gjendja e skocezit.
Top Channel