Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon
Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në “S’e luan topi” dhimbjen e humbjes së prindërve.
“Isha 23 vjeç kur humba babanë, sapo kisha përfunduar studimet dhe kisha nisur punën. Babi ishte i diagnostikuar me kancer megjithatë ne nuk e kishim menduar që do ikte. Mendonim se çdo gjë do kthehej në normalitet. Të gjitha gjërat u kthyen përmbys dhe kundër nga ç’kisha imagjinuar unë. U deshën shumë vite që gjërat të shkonin në vendin e tyre. Më pas motra jetonte në Prishtinë, vëllai në SHBA, dhe unë mbeta vetëm me mamin”, tregon ajo për humbjen e të atit.
Por pak vite më pas ajo do të humbiste edhe nënën, një dhimbje e madhe për gazetaren.
“Nuk e kam përtypur vdekjen e tim ati… vdekja e nënës më bëri të relaksohesha nga pesha e vdekjes dhe të kisha një kuptim tjetër për vdekjen, sepse kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën e vdekjes. Me frikën që ‘po kur të ndodhë që ime më të mos jetë?’. Kur kam humbur mamin gjëja që kam vuajtur më shumë është kur mbyllja punën, sepse ishte personi i parë që merrja në telefon. Ka pasur disa momente që ngaqë më mungonte shumë prania e saj, i kam rënë telefonit të saj dhe i shkruaja. I shkruaja që më ka marrë malli, që jam mirë…”, rrëfen ajo mes lotësh.
Top Channel