Cristiano Ronaldo e vijoi protestën, bojkotoi ndeshjen me Al Ittihad; i gjithë stadiumi është me të
Bota e Milanit trishtohet për ndarjen nga jeta të Pierangelo Belli, portierit historik kuqezi që në periudhën 1966-1973 ka përjetuar si protagonist epokën e artë të Nereo Rocco.
I lindur në vitin 1944, Belli ka qenë më shumë se një zëvendës i legjendave si Cudicini dhe Vecchi; në 68 ndeshjet e zhvilluara prej tij ka kontribuuar në një palmares legjendar që përfshin një titull të Serie A, dy Kupa Kampionesh, një Kupë Interkontinentale, dy Kupa Kupash dhe 3 Kupa Italie, nga të cilat një ai e ka fituar si titullar në finalen e 1967 kundër Padovas.
Ndeshja e fundit Pierangelo Belli me fanelën e Milanit daton në 21 prill të 1973 në sfidën e famshme dhe të diskutuar me Lazion duke mbyllur një cikël të lavdishëm që e pa të çojë në çatinë e botës ngjyrat e ‘Djallit’.
Top Channel