Kategoria e Parë/Frenohet Skëndërbeu, përfiton Laçi ngushton diferencën, Apolonia braktis për disa minuta ndeshjen
Manchester United vazhdon të fluturojë në Premier League angleze. Që nga ardhja në stol e Michael Carrick, skuadra e Djajve të Kuq kanë ndryshuar marsh dhe me suksesin 2-0 ndaj Tottenham e çon në 4 numrin e fitoreve radhazi. Një seri fitoresh kjo që mungonte prej kohësh te Manchester United.
Por në rrjetet sociale tashmë është bërë viral një tifoz i Manchester United, Frank Ilet dhe basti i tij. ‘Nuk do të pres flokët deri sa Manchester United të regjistrojë 5 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet’-ishte basti i vendosur nga i riu.
Dhe e gjithë kjo nisi në 5 tetorin e 2024 kur tifozi i Manchester United e publikoi në profilin e tij në Instagram këtë sfidë simpatike. Me shumë mundësi ai nuk do ta kishte menduar se edhe pas 1 viti e gjysmë nuk do të kishte arritur momenti i prerjes së flokëve.
Por tani Bruno Fernandes me shokë janë shumë pranë arritjes së fitores së 5 radhazi dhe në 10 shkurt do të jetë sfida ndaj Ëest Ham që njëkohësisht do të vendosë nëse ka ardhur momenti apo jo i momentit të prerjes së flokëve të Frank Ilet. Deri në atë moment, tifozi i Manchester United ka të gjithë të drejtën të ëndërrojë…
Top Channel