Juventus ka gjetur rrugën e duhur, pas vitesh të trazuara, bardhezinjtë duket se më në fund kanë gjetur një projekt teknik mbi të cilin të vendossë bazën për të ardhmen. Ardhja e Luciano Spallettit jo vetëm solli garanci për një afat të shkurtër, por të bën teë shpresosh për një afat të gjatë; në Torino, në fushë dhe jashtë saj është perceptimi që më në fund në pankinën e Zonjës së Vjetër erdhi një trajner me të cilin mund të ndërtosh.

Dhe kthimi i Juventusit në nivelet më të larta padyshim kalon përmes konfirmimit të futbollistëve më të mirë me në krye Kenan Yildiz. Për yllin turk të Juventusit janë bërë sondazhe dhe vleresimë nga klube të ndryshme evropiane te cilët janë të joshur nga kontrata e futbollistit deri në 2029 me 1.6 milionë euro në sezon

Te Juventusi janë të vetëdijshëm se besueshmëria e projektit kalon edhe përmes konfirmimit të talentit turk dhe në këtë aspekt, drejtuesit e klubit kanë bërë një përpjekje të rëndësishme për të arritur te mbyllja me sukses e tratativave  me futbollistin dhe përfaqësuesit e tij; akordi është gjetur për një kontratë 4 vjeçare deri në 2030 që në këtë sezon do t’i sigurojë Yildiz një pagë 6 milionë euro, e cila nga sezoni i ardhshëm do të shkojë në 7 milionë plus bonuse. Një kompensim që e bën futbollistin më të paguar së bashku me David pas vetem Vlahovic

Rinovimi i Yildiz shihet si një arritje e një objektivi të rëndësishëm për drejtuesit bardhezinj dhe për këtë arsye pritet që njoftimi zyrtar të jetë spektakolar. Nuk përjashtohen surpriza të mundshme që në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Lazion nga ana e Luciano Spallettit. Pas mbylljes së çështjes Yildiz do të jetë pikërisht trajneri toskan ai që do të përfundojë në tryezën e Giorgio Chiellinit dhe Damien Comolli; ish trajneri i Italisë në këto muaj në pankinën juventine e ka treguar se e ka merituar rinovimin dhe të qenit një garanci për të ardhmen e shndritshme për bardhezinjtë.

Përveç Spallettit dhe Yildiz, Juventus dëshiron të blindojë edhe një tjetër protagonist në këto muaj të fundit; ëeston McKennie. Amerikanit i skadon kontrata në muajin qershor dhe disa klube, mes të cilave Interi, kanë kërkuar informacione nga përfaqësuesit e tij. Juventus, që ka një numër të kufizuar mesfushorësh, nuk ka ndërmend të humbasë me parametra zero  një prej futbollistëve më të mirë të tij në këtë sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB