Reali i Madridit mbetet vetëm, Barcelona largohet zyrtarisht nga projekti Super League
Do të jetë një proces natyral, por sidomos i merituar. Cristian Chivu do të rinovojë kontraën me Interin në fund të sezonit. kështu publikohet te e përditshmja italiane ‘Corriere Dello Sport’ sipas së cilës rinovimi i kontratës do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës që aktualisht është 2.5 milionë euro. Por sesa do të jetë kjo rritje, kjo është e parakohshme për t’u vlerësuar.
Do të duhet të arrihet një marrëveshje, por shumë do të përcaktojë edhe mënyra sesi do të mbyllë sezonin Interi. është e panevojshme të nënvizosh se fitorja e titullit në Serie A do të ketë peshën e saj në këtë pikë. Ështe fakt se vlerësimet e shprehura shpesh në drejtim të trajnerit rumun së shpejti do të përkthehen në diçka më konkrete për të treguar sesi puna e tij po vlerësohet në të gjitha nivelet si nga drejtuesit ashtu edhe nga pronarët e klubit
Klubi zikaltër është sjellë në këtë mënyrë edhe me Simone Inzaghin, kontrata e të cilit u rinovua 3 herë, përpara se të ndaheshin rrugët me të në muajin qershor. Në bazë të gjithçkaje është dëshira për të mos nisur kurrë sezonin me një trajner që është drejt skadencës së kontratës. Në rastin e Chivut, asgjë nuk ishte kaq e sigurt. një trajner i ri, me pak eksperiencë në nivelin e skuadrave të para; vështirësitë ishin të dukshme. E megjithatë përgjigjja e trajnerit rumun ishte e shkëlqyer. Thuhej se ishte zgjedhja e dytë pas Fabregas, edhe ky i kërkuar në periudhën post-Inzaghi. Por te Interi garantojnë se nuk ka qenë kështu, se Chivu ishte në krye të listë. Ajo që është e sigurt është se tani te Interi nuk ka asnjë lloj pendese për zgjedhjen e bërë.
Top Channel