Cristiano Ronaldo e vijoi protestën, bojkotoi ndeshjen me Al Ittihad; i gjithë stadiumi është me të

07/02/2026 14:25

Të gjithë përkrah Cristiano Ronaldos. Ylli portugez i futbollit ka marrë mbështetjen e të gjithë të pranishmëve në stadium gjatë ndeshjes mes Al Nassr dhe Al Ittihad për Saudi Pro League e zhvilluar mbrëmjen e së premtes.

Grupime tifozësh të të dyja skuadrave që ishin të pranishëm në tribunë shpalonën parrula me shkrimin ‘7 Ronaldo’ në minutën e 7 të ndeshjes për të treguar mbështetjen e tyre për Cristiano Ronaldon që e bojkotoi edhe këtë përballje në shenjë proteste pas transferimit të Karim Benzema te Al Hilal, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi që është edhe kryesuese e kampionatit e shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit.

Një zgjedhje kjo e sulmuesit  për të mos veshur fanelën e skuadrës së tij që do të vijojë deri në një njoftim të dytë. Sa për kronikë, Al Nassr e fitoi këtë ndeshje me Al Ittihad me rezultatin 2-0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB