Arratisje nga Arabia; jo vetëm çështja Ronaldo, shumë emra me peshë po lënë Saudi Pro League

07/02/2026 14:10

Në vitet ’70 ishte NASL, kampionati amerikan i futbollit i konsideruar parajsa e futbollistëve në fund të karrierës që e shihnin atë si një opsion për të fituar më shumë të ardhura për t’i pasur pas mbylljes së karrierës. Më pas erdhi Liga japoneze dhe më pas ajo kineze. Te gjitha flluska sapuni që plasën. Arabia Saudite u duk se do të kishte një rrugëtim ndryshe.

Kjo në radhë të parë për shkak të peshës së madhe politike që përfshin edhe FIFA; mjafton të shohësh paratë e siguruara për evenimentet që janë kërkuar nga Infantino. Në radhë të dytë, për faktin se në Saudi Pro League janë transferuar shumë futbollistë të një niveli të larte dhe nuk bëher fjalë vetëm për ata që janë në fundin e karrierës së tyre. Por çështja Ronaldo po bën që të shfaqet një problem akoma më i thellë

Ylli portugez denoncoi faktin se nuk ka asnjë ndryshim nga ana e Fondit Sovran saudit PIF. Përveç mungesës së investimeve në merkato për Al Nassr, ndërkohë që ndryshe ndodhi me Al Hilal, së fundmi janë publikuar lajme në lidhje me vonesën e dhënies së pagave dhe çështja e ngritur nga Ronaldo duket se është vetëm maja e ajsbergut.

Largimi i parakohshëm i Jordan Henderson nga El Ettifaq, vetëm 6 muaj pas transferimit të tij për 14 milionë euro krijoi një precedent. Pas tij i thanë lamtumirë futbollit arab emra si Seko Fofana (aktualisht te Porto), Neymar, Talisca, Jota, Alex Telles dhe Ivan Rakitic. Kampioni aktuali i kampionatit, Al Ittihad është ndër klubet më të goditur. Skuadra që tani drejtohet nga Sergio Conceiçao humbi N’Golo Kante(që shkoi te Fenerbahçe) dhe pa që Karim Benzema të transferohet te Al Hilal. Fabinho dhe Danilo Pereira mund të jenë futbollistët e radhës që pritet të largohen.

Projekti saudit që e bëri presidentin e FIFA, Gianni Infantino të parashikojë një ligë në rrugën e duhur për të qenjë një ndër më të mirat në botë, tani duhet të përballet me merkaton e kampionateve të tjerë si MLS, ai turk apo brazilian. Largimet e Joao Cancelo dhe Kante ngrejnë dyshime për qëndrueshmërinë e një turneu që rrezikon të kthehet në pikën e nisjes, ndërkohë që afrohet Botërori 2034 që do të organizohet pikërisht nga Arabia Saudite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB