Karim Benzema u përfshi në një debat të ashpër me një gazetar pak çaste pasi shënoi një “trigolësh” në debutimin e tij me Al Hilal.

Sulmuesi 38-vjeçar refuzoi një zgjatje të kontratës me Al Ittihad për t’u bashkuar me liderët e Ligës Profesionale Saudite të hënën.

Protesta e Cristiano Ronaldos

Transferimi ka shkaktuar trazira tek ish-shoku i skuadrës te Reali I Madridit dhe ylli i Al Nasr, Cristiano Ronaldo, i cili besohet të jetë i “mërzitur” për menaxhimin e disa klubeve saudite nga PIF, përfshirë edhe të tijin.

Ankesat e yllit portugez sipas mediave angleze, ishin për shkak se ai kuptoi që klubi tjetër që kontrollohet nga PIF, Al Hilal, iu miratuan fondet e nevojshme për të përmbushur kërkesat e pagave të Benzemas.

Ronaldo nuk besohet të ketë ndonjë problem personal me transferimin e Benzema. Si rezultat, Ronaldo refuzoi të luante në ndeshjen e Al Nassr kundër Al Riyadh të hënën dhe megjithëse u rikthye në stërvitje këtë javë, ai prapë mund të bojkotojë ndeshjen e së premtes kundër ish-klubit të Benzema-s, Al Ittihad.

Tensionet u rritën midis Benzemas dhe Al Ittihad pasi francezi mori kushtet e rinovimit të kontratës me Al Ittihad. Ish-fituesi i Topit të Artë e konsideroi ofertën fyese dhe më pas ra dakord për një kontratë njëvjeçare me Al Hilal. Megjithatë, pavarësisht skepticizmit mbi marrëveshjen, Al Hilal pretendoi se pronari i pakicës, Princi Alwaleed bin Talal, financoi transferimin e Benzemas.

Ish-sulmuesi i Lyonit dhe Real Madridit e nisi jetën në klubin e tij të ri në mënyrën perfekte duke shënuar një “hat-trick” në fitoren 6-0 ndaj Al Akhdoud të enjten në mbrëmje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB