Video / Vazhdojnë tensionet në Ligën Saudite, Benzema “përplaset” me gazetarin pas ndeshjes
Tifozët e Cristiano Ronaldos dhe drejtuesit e Al Nass po përjetojnë orë tensioni teksa janë në pritje për të parë nëse portugezi do të luajë apo jo ndaj Al Ittihad për t’i dhënë fund protestës së ndërmarrë prej ditësh kundër një situate që sipas tij favorizon skuadrat e tjera të Saudi Pro League kundrejt ekipit të tij.
Ai që ka irrituar Cristiano Ronaldon në mënyrë të vecantë ishte kalimi i Karim Benzema nga Al Ittihad te Al Hilal që kryeson klasifikimin e kampionatit.
Pse Ronaldo dëshiron të largohet nga Arabia? Si Al Nassr ashtu edhe Al Hilal janë klube që kontrollohen nga Fondi sovran saudit PIF dhe sipas Ronaldos është ky fond që herë pas here vendos se kë do të favorizojë. Për këtë arsye Ronaldo refuzoi të luajë kundër Al Riyadh dhe nuk u stërvit duke i paralajmëruar drejtuesit e klubit dhe të Saudi Pro League që është gati të lërë Arabinë Saudite. Në kontratën e portugezit që skadon në vitin 2027 është një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe sipas TalkSport, ka klube turke që kanë drejtuar antentat e tyre dhe të nisin përgatitjet për merkaton e verës
Komunukata e Saudi Pro League. Por sjellja e Ronaldos nuk iu pëlqeu aspak drejtuesve të Ligës që nëpërmjet një komunikate për shtyp hodhi poshtë pretendimet e portugezit duke thënë se cdo klun vepron në mënyrë të pavarur me të njëjtat rregulla duke paralajmëruar Ronaldon se një futbollist sado i rëndësishëm të jetë nuk mund të marrë vendime përtej klubit
Pozicioni i Al Nassr. Për momentin te Al Nassr nuk është ndezur ende alarmi i kuq edhe për faktin se aty janë të bindur se greva do të mbyllet shpejt; është në interestin e vetë Ronaldos që të luajë që të shkojë në Botëror në formën më të mirë, por më pas e ardhmja e tij do të shkruhet sërish.
Top Channel