Pezullimi i Ballukut nga detyra e zv.Kryeministres, Kushtetuesja publikon vendimin, si argumentohet qëndrimi pro dhe kundër i 8 gjyqtarëve Reshjet e shiut kanë ndaluar që prej mesditës, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës së krijuar këtë të premte në qytezën e Himarës.
Bashkia ka vënë në dispozicion mjetet dhe punonjësit për largimin e baltës nga rrugët, duke punuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.
Ndërkohë, një pjesë e mirë e rrugëve që nuk mund të aksesoheshin më parë, tashmë janë të pranueshme për qarkullim.
Banoret e Himarës shprehen se kjo situatë nuk ka ndodhur prej vitesh, pasi reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
Uji ka hyrë në komisariatin e policisë së Himarës, ndërkohë që punonjësit kanë ngritur orenditë nga dyshemeja për shkak të mos dëmtimit nga uji, po ashtu disa banesa kanë pasur prezencë uji në oborre por dhe në katet e para.
Gjithashtu dhe fshati Qeparo ka pasur vërshime të ujit. Tre përrenj kanë dalë nga shtrati në zonën e Himarës të cilat kanë krijuar këto probleme. Në mbrëmje situata është përmirësuar, ata banorë që kanë pasur prezencë uji tashmë po pastrojnë baltën.
Top Channel