Rreth orës 21:00, pishtari olimpik hyri në Piazza Duomo të Milanos, ndalesa e parafundit në një udhëtim që përfshinte mbi 12,000 kilometra, i cili filloi në Greqi në nëntor dhe kaloi nëpër 60 qytete italiane.

Në pasdite, karvani i pishtarëve kaloi kryeqytetin e Lombardisë, i rrethuar nga mijëra njerëz në rrugë, me duartrokitje dhe barriera që shënonin rrugën derisa arriti në zemrën simbolike të qytetit, ku flaka u mirëprit përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave, që do të zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin San Siro. Rreth katedrales së Milanos, tifozët dhe turistët sfiduan shiun për të parë mbërritjen e flakës dhe ndezjen e kazanit. Por parada nuk ishte vetëm festive: aktivistët dhe studentët e përdorën mbërritjen e pishtarit për të protestuar kundër sponsorëve të Lojërave, duke denoncuar ndikimin mjedisor të ngjarjes të lidhur me lëndët djegëse fosile. Dhe në Piazza Duomo, e cila u rrethua nga policia, disa flamuj palestinezë u shfaqën gjithashtu midis turmës. Në shtegun e fundit deri në vijën e finishit, flakën olimpike e shoqëruan ish-tenistet Flavia Pennetta dhe Francesca Schiavone. Matrat e fundit deri në qendër të sheshit dhe ndriçimi kryesorë iu besuan yllit të La Scala-s, Nicoletta Manni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB