Në fushën e lojës kishin role krejtësisht të kundërta por të dy përfaqësonin një popull të tërë; Paolo Maldini dhe Francesco Totti janë dy prej futbollistëve të konsideruar flamujt e fundit të futbollit italian.

Fati i bashkoi edhe njëherë kur varën këpucët në gozhdë; eksperiencat e tyre si drejtues te skuadrat e tyre që i mbrojtën prej 20 vitesh si kapitenë, nuk u mbyllën në mënyrën më të mirë të mundshme

Por tani Totti mund të ketë një jetë të tretë si verdhekuq; Familja Friedkin dëshiron të kthejë në klub dhe mësohet se Francesco e ka lënë të hapur një mundësi të tilltë. Nje zgjedhje kjo që  bëhet edhe për shkak se ai Totti do të kontaktoje me ndërmjetës të rinj. Në eksperiencën e tij të fundit në rol drejtuesi, president i Romës ishte James Pallota, kurse tani gjërat kanë ndryshuar dhe përveç Dan dhe Ryan Friedkin, Roma ka edhe një totem te romanizmit si Claudio Ranieri si garanci. Vetë ish trajneri i verdhekuqve zbuloi mundësinë e kthimit të Tottit në klub duke dhënë edhe një mesazh mes rreshtave. 

‘E di që Friedkin po e mendojnë. Uroj që Francesco të jetë vërtet i dobishëm për Romën’-ishin fjalët e Ranierit.

Dhe pikërisht fjalia e dytë është ajo që tërheq vëmendhen; Totti nuk do të kthehet vetëm për të qenë njeriu imazh apo përfaqësues i Romës në mbledhjet e Legas. Ndryshe nga eksperienca e parë si drejtues, Francesco dëshiron që të jetë qendror në vendimet teknike dhe të fushës. Pak a shumë sic ka qenë Paolo Maldini te Milani në vitin e titullit të fundit; krahu i djathtë i Drejtorit Sportiv që në atë kohë ishte pikërisht Frederic Massara.

Bisedimet mes palëve janë në zhvillim e sipër dhe sipas disa zërave ka pasur edhe një takim të parë njohës. Në tryezën e Tottit është ende një ofertë konkrete sepse Familja Friedkin dëshiron të kuptojë mirë vullnetin e kapitenit për të kalibruar propozimin. Një hipotezë romantike, që bëhet akoma më mistike kur e mendon që po ndodh 1 vit përpara 100 vjetorit të Romës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB