Napoli mundi të përgatitet për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Genoas gjatë gjithë javës pas një pune intensive. Skuadra e Antonio Contes nuk do të ketë për disa javë kapitenin Di Lorenzo, por trajneri puljez po fillon të marrë lajme të mira nga infermieria sic është ai për Amir Rrahmanin.

Mbrojtësi i kampionëve të Italisë dhe përfaqësueses së Kosovës është gati të kthehet të luajë që nga minuta e parë në këtë përballje me Genoan. Qendërmbrojtësi nuk ishte në dispozicion të Antonio Contes që nga 17 janari pas një dëmtimi të pësuae në ndeshjen kundër Sassuolos.

Por futbollisti duket se është rikuperuar plotësisht duke u shfaqur në formë edhe në ndeshjen miqësore ndaj Giuglianos të zhvilluar gjatë kësaj jave.

Në këtë mënyrë Antonio Conte blindon repartin e mbrojtjes së bashku me Buongiorno dhe Juan Jesus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB