Shpërthen në lot Arjan Konomi: Sëmundja i rrezikoi jetën vëllait, unë e di ç’kam parë në spital
Kylie Jenner ka zgjedhur një mënyrë origjinale dhe të pazakontë për të prezantuar produktin më të ri të kompanisë së saj të kozmetikës, Kylie Cosmetics.
Biznesmenja dhe influencuesja u shfaq me një reçipeta unike, e mbuluar tërësisht me fara shege, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Pamja kreative shoqëron lançimin e nuancës dhe aromës së re të kremit të buzëve, i cili është frymëzuar nga fruti i shegës. Në një video të postuar në Instagram Story, Jenner shihet duke ngrënë shegë nga një tas i madh, teksa shprehet: “Ha shegët e mia”, duke zbuluar se ndodhej në një set fotografik për produktin e saj të ri, “e veshur si shegë”.
Kylie Jenner left little to the imagination in a bra made of pomegranate seeds, which she wore to celebrate the launch of Kylie Cosmetics' new fruity lip butter scent. https://t.co/nGYRiOSCyA pic.twitter.com/xptCUtkztk
— E! News (@enews) February 6, 2026
Dashuria e Kylie Jenner për shegën nuk është e re. Në një intervistë për Harper’s Bazaar në vitin 2020, ajo ka deklaruar se farat e shegës janë ndër ushqimet e saj të preferuara, duke shtuar se mund të hajë sasi të mëdha pa u lodhur. Po ashtu, në një video të vitit 2024 nga kuzhina e saj, Jenner tregoi se mban gjithmonë enë me fara shege të pastruara në frigorifer, për t’i pasur gati sa herë e zë uria.
Pasioni i saj për frutat shtrihet edhe më tej, pasi ajo ka nisur t’i kultivojë vetë në kopshtin e saj, përfshirë shegë, luleshtrydhe, boronica, pjeshkë dhe shalqinj. Në një video të publikuar në vitin 2023, Jenner u shpreh se kujdesi për frutat e saj e bën shumë të lumtur, duke theksuar se mezi pret të shijojë shegët e rritura prej saj.
Top Channel