Kategoria Superiore/ Elbasani i përgjigjet Vllaznisë, mposht Teutën me përmbysje
Kohët e fundit, Pep Guardiola bëri bujë duke mbajtur një qëndrim ndaj konflikteve që po shkatërrojnë botën, veçanërisht luftës në Gaza.
Mbështetja e tij e fortë për Palestinën bëri që trajneri i Manchester City-t të qortohej nga Këshilli Përfaqësues Hebraik i Mançesterit. “Pep Guardiola është një trajner futbolli. Ndërsa pikëpamjet e tij humanitare mund të jenë me qëllime të mira, ai duhet të përqendrohet në futboll. Ne u kemi kërkuar vazhdimisht figurave publike të jenë të kujdesshme me zgjedhjen e fjalëve, duke pasur parasysh sulmet që hebrenjtë kanë pasur nevojë të durojnë në të gjithë botën.”
Të premten, spanjolli u kritikua përsëri për këtë gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së Premier League kundër Liverpool. Dhe ja përgjigjja e tij. “Të jem i sinqertë, nuk thashë asgjë të veçantë. Mendova me vete: pse të mos shpreh atë që ndiej thjesht sepse jam trajner? Pra, nuk pajtohem, por i respektoj absolutisht të gjitha mendimet. Ajo që thashë, në thelb, është se aktualisht ka shumë konflikte në botë. Sa? Shumë, apo jo? I dënoj të gjitha. Çdo një. Kur vriten njerëz të pafajshëm, i dënoj të gjitha.” Mesazhi ishte i qartë.
Top Channel